Prindërit e fëmijëve të vegjël në Tajvan kanë akuzuar mësuesit në një kopsht për përdorimin e drogës në fëmijët e tyre, raportoi Guardian.
Mësuesit në kopshtin privat Baoren, në New Taipei City, akuzohen se qetësuan fëmijët duke përdorur një lloj shurupi që shkakton varësi.
Policia nisi një hetim këtë muaj pasi prindërit ngritën shqetësimet se fëmijët po shfaqnin simptoma të pazakonta, të tilla si luhatje humori dhe konvulsione, transmeton Fol Drejt.