Ditët e fundit është përfolur shumë për të ardhmen e ish-lojtarit të Arsenalit, Mesut Ozil, pasi është lënë disa ndeshje jashtë nga skuadra e Fenerbahce.
Të tillë zëra rreth largimit të Ozil drejt një skuadre tjetër kanë bërë që vetë lojtari të shpërthejë në rrjetet sociale, teksa është shprehur se për Fenerbahce është gati të punoj përsëri pa rrogë, pasi kjo është dashuria e fëmijërisë.
“Jam i detyruar të bëjë një deklaratë në lidhje me informacionet false që qarkullojnë në lidhje me të ardhmen time te një klub tjetër.
Jam krenar të them se e kam arritur objektivin tim në karrierë duke nënshkruar me Fenerbahce-n, dashuria e fëmijërisë sime. Madje as nuk jam paguar gjashtë muajt e parë.
Gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës sime, objektivi im është t’i përkushtohem plotësisht këtij klubi. Ky vendim është përfundimtar dhe jashtë çdo diskutimi.
Megjithatë, nëse drejtuesit e klubit do të marrin një vendim tjetër, unë do ta pranoj me shumë respekt. Nga ana ime do të ketë përkushtim të plotë gjatë gjithë kohës. Gjëja kryesore është Fenerbahce. Me dashuri dhe respekt për tifozët e mëdhenj të klubit”, ka shkruar Ozil.
Son günlerde kariyerim ile ilgi yapılan iddialarla ilgili olarak bir açıklama yapmam zorunlu oldu. İlk 6 ay ücret dahi almadan, çocukluk aşkım olan Fenerbahçe ile 3.5 yıl bir kontrat imzalayarak, kariyer hedefimi tamamlamıştım. (1/3) pic.twitter.com/T59V38B2pV
— Mesut Özil (@M10) May 31, 2022