Ilir Meta ka zgjedhur të notojë në det këtë të diel.
Përmes një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta shfaqet duke notuar në det, ndërsa nuk kursen një këshillë për ndjekësit e tij.
“Të dashur miq, më mirë në det se sa në pishinë”,- thotë ai, duke e cilësuar këtë edhe si moton e ditës.
Në konferencën për shtyp para pak ditësh Meta deklaroi se Edi Rama zgjodhi të notojë në pishinë kur ai e ftoi të ulej në trezën e dialogut për zgjidhjen e krizës para zgjedhjeve.