Presidenti i shtetit shqiptar Ilir Meta dhe udhëheqësi i partisë më të vogël parlamentare të Kosovës, Fatmir Limaj, kanë takuar gjatë mesnatës në Thumanë njësitë e specializuar të emergjencës së Kosovës.
Në një postim në Facebook, Meta shpreh mirënjohje për solidarizimin dhe gatishëmrinë e lartë që forcat e Kosovës treguan në misionin e shpërimit.
“Në mesnatë, së bashku me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, z.Fatmir Limaj, pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti. I falenderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve! FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!”