Presidenti në ikje i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë, në një postim të tijin në Facebook.
“Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare”, ka shkruar Meta duke bashkangjitur një fotografi së bashku me djalin dhe dy vajzat e tij.
“Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkroi Meta./FolDrejt/