Presidenti Ilir Meta ka ftuar me ironi për ngjitje në Malin Korab kryeministrin e vendit Edi Rama, informon foldrejt.com. Pasi falenderoi Ramën për solidaritetin e treguar gjatë ditës së sotme, kur u shpreh i gatshëm t’i jepte këshilla për të dalë nga gjendja e vështirë ku ndodhet, sipas tij. “Po të kem ndonjë problem shëndetësor shkoj te doktori. Unë nevojë për piktura nuk kam sepse ai e di që kam shumë piktura. Sa i takon parametrave të mia, janë vetëm në përmirësim”, u shpreh Meta, duke e ftuar më pas në një ngjitje mali.
“E di që me malet e Tropojës ka probleme, por me malet e Dibrës mund ta ketë më të lehtë”, tha presidenti duke nënkuptuar malin e Korabit rrëzë fshatrave të Dibrës.
Më tutje Meta tha se Shqipëria nuk duhet të presë dhuratë nga qielli për hapjen e negociatave, por shtoi se zgjedhjet duhet të mbahen në 13 tetor dhe më pas të shpresohet për hapjen e negociatave./Foldrejt.com