Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas fjalës së kryeministrit britanik Boris Johnson në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Sipas Metës, mesazhi i tij ishte kuptimplotë duke iu referuar situatës në Ukrainë dhe rrezikut nga pushtimi rus.
Postimi i plotë: Shumë kuptimplotë mesazhi i Kryeministrit britanik, Boris Johnson në Konferencën e Sigurisë në Mynih. #MSC2022
“Ne nuk do të abandonojmë shpresën dhe impulset e periudhës së rënies së perdes së hekurt dhe kurajon e miliona europianëve për të bërë realitet vizionin për një Europë të bashkuar dhe të lirë. Kjo është pse #NATO hapi dyert për 14 shtete pas vitit 1999 dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo derë të mbyllet”.