Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Metin Izeti: KALORËSIT QË RENDIN DREJT THARMIT

3 vjet më parë
in KULTURË, LETËR, LIBRA
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kuajt që rendin duke gulçuar,
duke nxjerrë shkëndija zjarri,
duke u vërsulur për sulm në mëngjes,
duke ngritur kështu re pluhuri,
duke u sulur në çdo turmë!
Kuran/Adijat,1-5

Të verbuar nga retë e pluhurit dhe vigjilent nëse sulmi i tyre u drejtohet
armiqve të ekzistencës reale njerëzore, kuajt i bartin kalorësit lajmëtarë nga
tejlëndorja në lëndoren ose anasjelltas. Udhëtimi i natës i Profetit të nderuar
mbi sferat metafizike ishte bërë mbi flatrat e kalit si vetëtimë që ishte mjeti
për shkrirjen e unit njerëzor në njëshmërinë absolute të Hyjit. Imazhi
metaforik i zbarkuar nga shpirti i Kuranit në urtësinë pereniale islame është i
lidhur ngushtë me konceptin e bartjes së vazhdueshme të porosisë metafizike
në përmasën lëndore. Lidhja e ndjenjës së besimtarit nuk ka të bëjë shumë me
arsyetimin logjik të veprës së tij, por me përmasën mbilogjike, të vërtetë, por
të papërkapshme pa praninë e emocionimit dhe ekzaltimit të përshpirtshëm.
Termi “ kuajt rendës” i përdorur në tekstin e bekuar tregon pa dyshim kuajt që
simbolizojnë përpjekjen drejt kauzës, si dhe dëshirën e flaktë që shpirti ka për
të shpëtuar nga kafazi i lëndores dhe, si rrjedhim, përfaqësojnë diçka shumë
lëvduese. Besimtari nuk merr në konsideratë asgjë nga mospajtimi midis një
përshkrimi figurativ kaq pozitiv dhe dënimit të shprehur, nga aspekti fizik, për
kalorësin, i cili pranon të digjet si flutura përreth zjarrit. Kuajt rendës janë të
gatshëm të sakrifikohen që kalorësit të arrijnë në tharmin e ekzistencës së tyre,
ata simbolizojnë shpirtin apo personalitetin njerëzor të dalë në udhë, një shpirt
me drejtim spiritual, i çliruar dhe që i ka marrë nën sundim të gjitha llojet e
dëshirave të këqija, egoiste, duke rendur përpara sa më shpejt, si i
çmendur/mexhnun, i papenguar nga lakmia apo tundimi, duke i tejkaluar retë
e pluhurit të orekseve të çoroditura dhe çoroditëse, duke u turrur në situata të
rrezikshme por me zgjidhje dhe, në këtë mënyrë, në konsolidimin e tij
shpirtëror.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Kali/trupi është fisniku që shërben për ta bartur kalorësin/shpirtin në vatanin e
tij të amshuar, në përmasa pa kohë dhe pa hapësirë, për ta ruajtur atë në
brendinë e tij, për të qenë brenda për brenda me të, ai, për lirinë e të dashurit
të vet, ka sakrifikuar veten; ai është bërë me flatra për t’u ngritur në lartësitë e
ekzistencës vetëm e vetëm për të mos ngelur i skllavëruar në kafazin e të
përbotshmes.

Vallë ku rendin kalorësit me kuajt e tyre? Çka është qëllimi i tyre?
Ata rendin drejt origjinës së tyre. Dyert që hapen drejt hapësirës së tharmit
janë katër. Secili prej tyre është një bartës i kumtesës për konsolidimin e
shpirtit që të takohet me të Madhin Zot. Ligji, përshpirtshmëria, e vërteta dhe
kultura shpirtërore (Sheriat, Tarikat, Hakikat dhe Marifet) janë kodrat që
kalorësit janë gati t’i shpojnë për të kaluar andej, rrjedhimisht brenda vetes,
dhe për t’u takuar me të Dashurin. Pikërisht si kërkimtari i të vërtetës te Kafka.
Udhëtimi i kalorësit nuk është horizontal por vertikal, ai e shpon tekstin dhe
dëshiron të dalë andej; i Dashuri që kërkohet nuk është në një vend të caktuar,
por pasi që shpirti pa të Dashurin mbetet pa frymë, vendi kalon në lëvizje,
humb veten, në realitet humbet për të qenë vetja… dhe pikërisht atëherë
kumtari e merr për dore dhe e hyp në kalë. Kalorësi femër është simbol për
pjellorësinë e rrugëtimit drejt së vërtetës. Ajo, nëse do ta kishim thënë me
gjuhën e Hegelit, është feja, filozofia dhe arti.

Me një fjalë Kurani e krijon rrëfenjën e vet dhe neve na fut në pyetjen e
dëgjuesit të Bertold Brechtit, i cili i mahnitur i kishte thënë: “I nderuar Brecht!-
Pak më parë na rrëfyet një përrallë mahnitëse. A është kjo ngjarje reale?”
Brecht mori frymë thellë duke e larguar puron që e thithte prej goje, e ngriti
pak nofullën, ashtu pak me krenari, dhe i tha: “Sigurisht që nuk është reale.
Sikur të ishte e tillë nuk do të ishte përrallë!” Pra, dëshiron të prezantojë një
përrallë të mirë dhe pikërisht për këtë ndien nevojë për diçka më tepër se
realiteti. Rrjedhimisht diçka më tepër se gjërat dhe ngjarjet… diçka më tepër
se arsyeja, më tepër se lënda…

Për ta shprehur të vërtetën duhet që së pari të ndihet, pikërisht për këtë edhe
Croche thotë: “Arti nuk është shprehje e shprehjes, por shprehje e
përshtypjeve”. Kuajt në suren Adijat në analizë të fundit, janë shprehje
abstrakte (abstrakcion) e përshtypjeve (impresion) të gjërave që mund të
shprehen (expresion). Thënë më thjesht, kuajt dhe kalorësit në fillim janë
përshtypje në Unin (Zatin) dhe më pas shprehje në tekst.
Për fund do të kisha thënë se kalorësit e sures Adijat na drejtohen të gjithëve:
Të mos i bëhemi shërbëtor brushës, ngjyrës, shkronjës, fjalës dhe fjalisë…
Të shoshisim hollë dhe të tjerrim dendur…
Të jemi selektiv, por jo censurues…
Të mos e flijojmë kritikën për nënçmimin...

Guximin për fyerjen

Popullaritetin për panivelësinë
Kuptimin dhe zakonshmërinë për thjeshtësinë
Të mos sillemi me Autorin në trajtë tregtare
Dhe me soditësin si pazarxhi
Të bëhemi bashkëudhëtar i autorit dhe soditësit..
Ta dimë se tekstet janë amanet i Artistit për soditësin…
Dhe mos ta tradhtojmë amanetin…

*Shkëputur nga Revista “Uji”/FolDrejt/

Tags: Metin IzetiRevista "Uji"
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Spanja nxjerr reformën që ua bën më të lehtë të huajve të punojnë në vend

Lajmi tjetër

Konfirmohet rasti i parë me ethet e derrit afrikan në Maqedoninë e Veriut

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM