Qepa është “heroi i padukshëm” që udhëheq shumë nga pjatat tona të shijshme. Ajo i jep shije ushqimit tonë, mirëpo shpesh na sjell lot në sy.
Sa i përket prerjes, është një mënyrë që do t’ju lehtësojë duart dhe do t’ju shpëtojë! Konkretisht, kjo është një metodë me të cilën ju e prisni qepën pa mundim, ndërkohë që nuk rrezikoni të prisni gishtat.
Shikoni si ta prisni qepën në kubikë, në mënyrë efikase dhe të sigurt, me hapa të thjeshtë:
- Pritini rrënjën dhe grijeni qepën në gjysmë
- Përdorni një thikë të mprehtë dhe prisni rrënjën e tharë. Më pas me njërën dorë fiksojmë qepën dhe e presim nga lart poshtë. Qëroni atë.
- Bëni 3-4 prerje horizontale në secilën gjysmë:
- Vendosni pjesën e sheshtë të gjysmës së qepës dhe bëni 3-4 prerje horizontale. Përsëriteni për gjysmën tjetër.
- Bëni prerje vertikale në çdo gjysmë pjesë
- Duke e mbajtur thikën pingul me sipërfaqen, bëni prerje vertikale në qepë nga njëra anë në tjetrën. Përsëriteni për gjysmën tjetër.
- Pritini përgjatë qepës
- Me gishta mbajini mirë copat që të mos largohen nga vendi dhe prisni përgjatë qepëve në kubikë. Përsëriteni për gjysmën tjetër.
- Qepa e grirë është gati për gatim!/FolDrejt/