Të paktën 32 persona humbën jetën në Mianmar pasi cikloni i fuqishëm Moka goditi vendin.
Disa raporte thonë se numri i të vdekurve është shumë më i lartë, veçanërisht në kampet ku jeton minoriteti Rohingya i zhvendosur brenda vendit, shkruan BBC.
Shumica e vdekjeve të konfirmuara ishin në shtetin Rakhine, i cili është shtëpia e shumë njerëzve që jetojnë në zonat e ulëta bregdetare./FolDrejt/