Deri më tani të paktën 800 persona kundër grushtit kanë dezertuar nga ushtria për të dhënë mbështetje ndaj kundërshtarëve të grushtit.
Që nga grushti i shtetit e deri më tani në Mianmar njoftohet se të paktën 800 ushtarakë kanë dezertuar nga ushtria për të ndihmuar grupet kundër grushtit të shtetit, shkruan Anadoly Agency, përcjell FolDrejt.com.
Kapiteni Lin Htet Aung, i cili ka dezertuar nga ushtria që nga muaji mars, në një intervistë për faqen Myanmar Now ka dhënë informacione lidhur me personelin që ka dezertuar nga ushtria e Mianmarit që nga 1 shkurti e deri më tani.
Aung nënvizoi se rreth 100 persona të larguar nga ushtria janë persona me grada dhe se këto ofrojnë trajnime për luftim ndaj kundërshtarëve të grushtit në rajonet nën kontrollin e grupeve të armatosura etnike.
Një pjesë të madhe të atyre që kanë dezertuar nga ushtria e Mianmarit e përbëjnë personeli i forcave detare dhe ajrore, tha Aung.
Deri tani 857 persona e kanë humbur jetën si pasojë e ndërhyrjes së ushtrisë ndaj kundërshtarëve të grushtit të shtetit.
Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë në arrest.