Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas takimit me Presidentin e Jemenit, Rashad Al-Alimi, ka thënë se BE-ja është një partner i palëkundur për zhvillimin dhe ndihmën humanitare të Jemenit, shkruan Fol Drejt.
“Në takim me Presidentin e Jemenit Rashad Al-Alimi përsërita mbështetjen e BE-së për Këshillin Drejtues Presidencial dhe nevojën për të rinovuar dhe zgjeruar armëpushimin.”, shkroi Michel në Twitter.
Ai theksoi se BE-ja është një partner i palëkundur për zhvillimin dhe ndihmën humanitare të Jemenit dhe se prioriteti i BE-së është të që përmirësojë jetën e miliona jemenasve. /FolDrejt/