Në Forumin e Prespës për Dialog me temë “Ndërtimi i ardhmërisë në Ballkanin Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore të sigurisë” po trajtohen çështjet më urgjente të sigurisë politike dhe ekonomike me të cilat përballet sot Evropa dhe Ballkani Perëndimor, me fokus të veçantë në implikimet e luftës së Ukrainës në situatën e përgjithshme ndërkombëtare, politike, atë të sigurisë, mundësitë ekonomike në Evropë dhe më gjerë.
Sipas autoriteteve në Shkup Forumi i Prespës për Dialog paraqet një platformë për t’i mbrojtur, promovuar dhe kanalizuar përfitimet e marrëveshjeve politike.
Konfirmim në hartën e bashkësisë ndërkombëtare
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha në “Prespa Forum Dialogue” se “me organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme Maqedonia e Veriut e ka konfirmuar vendin e saj në hartën e bashkësisë ndërkombëtare si partner serioz prej nga dalin iniciativa pozitive dhe njëherë arriti që të tregohet si aleate domethënëse veçanërisht kur bëhet fjalë për kontributin në raportet ndërkombëtare”.
Në Forumin e Prespës marrin pjesë Kryetarit i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, presidenti slloven Borut Pahor ai kroat Zoran Milanoviç si dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Oliver Varhelyi.
Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE çështje me prioritet të lartë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në takimin me kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel ka biseduar mbi sfidat gjeopolitike që solli agresioni rus në Ukrainë dhe për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Në Forumin e Prespës marrin pjesë Kryetarit i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, presidenti slloven Borut Pahor ai kroat Zoran Milanoviç si dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Oliver Varhelyi.
Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE çështje me prioritet të lartë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në takimin me kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel ka biseduar mbi sfidat gjeopolitike që solli agresioni rus në Ukrainë dhe për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE./DW/