Në Francë janë ende në kërkim të një presidenti të ri të federatës së futbollit. Ata llogarisnin në faktin se do të mund ta kenë president emrin e njohur të Michel Platinit, i cili pas rastit në UEFA ( ku gjykata e liroi nga akuzat pas gjashtë vitesh) nuk u kthye më në futboll. Dhe së paku për momentin, ai nuk e ka ndërmend këtë.
“Kur u shpalla i pafajshëm në Zvicër, thashë që nuk do të kthehem më në institucionet e futbollit. Kaq, ka mbaruar. Kam dhënë mjaft. Kam qenë nënkryetar i FFF-së para 30 vitesh. Historia ime mund të mos ketë mbaruar. ndoshta mund të bëj diçka tjetër në futboll”, ka thënë Platini.
Platini e përfundoi karrierën e tij të pasur si lojtar në vitin 1987. Puna e tij e parë pas karrierës së tij ishte si përzgjedhës në kombëtaren franceze. Në vitin 1992, ai i dha fund karrierës së tij si trajner dhe u bë zyrtar i futbollit, transmeton Fol Drejt.