Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është nisur për në kryeqytetin ukrainas, Kiev, shkruan Fol Drejt.
Ai tha se gjendet rrugës për në Kiev, aty ku ukrainasit po luftojnë për tokën e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
“Ukrainasit po luftojnë për tokën e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Por ata po luftojnë gjithashtu për vlerat tona të përbashkëta evropiane të paqes dhe prosperitetit.
Ata kanë nevojë dhe meritojnë mbështetjen tonë”, shkroi Michel në Twitter. /FolDrejt/