Shefi i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, shpalosi një passqyrë se si do të duket qeverisja e tij, duke u distancuar fillimisht nga ata që kanë gabuar në të kaluarën.
“Do të sjelli drejtësi. Ajo do të jetë simboli ynë. Sepse kemi padrejtësi, fillimisht ndaj popullit të thjeshtë që ka ngecur nëpër labirintet gjyqësore, i cili vuan padrejtësi ligjore dhe morale”, deklaroi Mickoski.
Ai theksoi se politika nuk duhet të shikohet si një burim për pasurim, prandaj premtoi se do të sillet Ligji për hulumtimin e prejardhjes së pasurisë së funksionarëve.
“Nuk do të lejojmë njerëz të pafajshëm në burgje, patriot që janë aty sepse e duan Maqedoninë. Do të shohim kush është pasuruar me punë, e kush me vjedhje, ndërsa e vjedhura do të kthehet te qytetari”, deklaroi Mickoski.
Ai premtoi se në mandatin e tij do të realizon investime kapital në vlerë prej dy miliardë euro, ndërsa do të realizojë projekte rreth katër miliardë euro. Ndërkohë, premtoi se një miliardë euro do të jenë investimet vetëm për mbrojtjen e mjedisit.
“Ligji i gjuhëve nuk ë bën autostradën për në Bllacë, ose kanalizimin në Haraçinë, Përndjekja e Zaevit nuk i futi kriminelët e vërtetë pas grilave”, deklaroi Mickoski.
Ai theksoi se eurooptimizmi i Qeverisë nuk e integron vendin në BE, sepse duhet edhe punë.
“BE nënkupton princip, a rruga deri aty nënkupton punë”, deklaroi Mickoski.