Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga ministrat e rinj teknikë pret punë të mundshme vetëm sipas ligjeve, t’i mbrojnë ligjet dhe kushtetutën dhe në kuadër të mundësive dhe autoriteteve të tyre të bëjnë diçka për qytetarët në njëqind ditët e ardhshme.
Ai sot në konferencë për shtyp në selinë e partisë tha se kanë indikacione serioze për keqpërdorim dhe shkelje të ligjeve dhe të autorizimeve në ditët e fundit të mandatit të Zoran Zaevit dhe se tërë kjo do të prezantohet dhe do të jepet para opinionit.
I pyetur pse dy ministrat nga VMRO-DPMNE-ja nuk kanë marrë pjesë në pritje tek presidenti Stevo Pendarovski tha se nuk ka praktikë të zakonshme që ministrat të marrin pjesë dhe se supozon se ata kanë vendosur të përkushtohen në ekipimin e kabineteve të tyre.
Lidhur me akuzën nga ana e LSDM-së për hipokrizi dhe patriotizëm të rremë se nuk kanë problem me emrin e ri Maqedonia e Veriut kur bëhet fjalë për funksionet, Mickoski tha se nuk ka parë diku në konferencë për shtyp ata ta përdorin mbiemrin e ri.
I pyetur nëse me formimin e Qeverisë teknike janë realizuar të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve ose lë hapësirë për mbajtjen e zgjedhjeve, Mickoski tha se nuk lë hapësirë që këto zgjedhje të mund të shtyhen, por theksoi se procesi korrekt dhe demokratik e rrezikon dhunën institucionale në javët e fundit në të cilat janë sjell vendime të paligjshme për risistemime, emërime dhe sistematizime.
I pyetur çka nëse kallëzimi penal kundër zëvendësministrit të Bujqësisë, Cvetan Tripunovski kalon në aktakuzë, Mickoski tha se nuk ka parë askënd t’i pengojë dhe të pyesë që tre vjet kemi pasur kryeministër të falur.