Kryetari i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickovski, gjatë pyetjeve në intervistën për RTM, ka theksuar se deri tani ka marrë dy aplikime për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, të cilat do mbahen në fund të prilli, shkruan foldrejt.com. Por aplikuesit janë sekret dhe se kandidati zyrtar i OBRM do publikohet në ditën kur di përfundojë afati në 31 mars.
Gjithsesi Mickovski la të kuptohet për simpatinë që ka ndaj njërit prej kandidatëve.
“Vlatko Gjorçev është Toti i OBRM-PDUKM. Ai është anëtar që nga mosha rinore dhe gëzon respekt të veçantë. Ka vlera të veçanta në parti, luftëtar dhe besnik. Mund të them më të mirën për të,” tha mes tjerash Mickovski.
Si aplikuesja e dytë për zgjedhjet presidenciale në OBRM mendohet të jetë profesoresha universitare Gordana Siljanovska./Foldrejt.com