Ekonomia greke pritet të zvogëlohet për minus 8.2 përqind gjatë vitit 2020, kjo për shkak të impaktit të rëndë që lanë kufizimet ndërshtetërore kryesisht në turizëm. Megjithatë një ndihmë e veçantë vjen për shtetin grek nga kompania Microsoft, e cila do investojë mbi 1 miliardë dollarë në qytetin e Athinës.
Lajmi u konfirmua nga gjiganti amerikan teknologjik dhe kryeministri grek Mitsotakis.
“Ky investim i madh është reflektimi jonë për besimin që kemi ne ndaj ekonomisë greke, popullit grek dhe qeverinë greke,” tha presidenti i Microsoft, Brad Smith, për Kathimerini, përcjell foldrejt.com. “Nuk është diçka që e bëjmë shpesh dhe nuk është diçka që ne e bëjmë lehtë”.
Deri tani Microsoft ka investuar në 26 shtete, mes tjerash shtatë nga BE./Foldrejt.com