Fol Drejt
E enjte, 15 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Mid’hat Frashëri dhe historitë e tij të dashurisë

2 vjet më parë
in KULTURË
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

I njohur më shumë me emrin letrar “Lumo Skëndo”, Mid’hat Frashërin e ndoqi pas mallkimi të jetë për gati një shekull një kryqëzim pasionesh të vrazhda.

Nga Monika STAFA

I pari qe Çajupi, me “Klubin e Selanikut”. Me personazhin e Skëndo beut dhe pastaj me shfrimin e tij “t’u thaftë goja more beu ynë”. Që këtej ai u bë një figurë e këndshme për satirë.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Ndërsa për Faik Konicën e rreptë Frashërllinjtë do të gjendeshin nën fshikullim të rëndë për faktin se njëri prej tyre mori të kunatën për grua të dytë. Konica nuk do t’ia falte kurrë këtë “incest” trinisë toske të Rilindjes.

Të njëjtit mendim do t’i kthehej edhe I. Kadare, veçse kësaj radhe duke e eufemizuar atë që kishte ndodhur dhe duke e krahasuar me një traditë hebraike që synon mbajtjen e kushtëzuar të linjës së trashëgimisë gjenetike me atë pasurore.

Nuk do të pushonin për dekada të tëra qortimet për të vetmin trashëgimtar të breznisë së dytë të Frashërllinjve që luajti një rol protagonisti në jetën politike e kulturore shqiptare. “Dekalogu” i Ballit Kombëtar dhe krerët nacionalistë të periudhës së luftës do të përqesheshin edhe në romanin “Para agimit” dhe në një pjesë të mirë të letërsisë politike e kulturore të pas luftës.

Në vitet pas ndryshimit të sistemit politik Mid’hat Frashëri u bë një figurë që fitoi vëmendje në studimet biografike dhe historike, më pak në ato letrare, ca më pak në dijet albanologjike. Por nëse këto fusha po zbuohen me radhë dhe në disa prej tyre madje janë shpallur arritje të çmuara, ajo pjesë e trashëgimit letrar të Mid’hat Frashërit që mban brenda vetes njeriun, letërkëmbimi, mund të thuhet se thuajse ka qenë jashtë kërkimeve.

Deri vonë letërkëmbyesit më të mëdhenj në historinë e korrespondencës shqiptare janë konsideruar Dora d’Istria dhe Jeronim de Rada, dy personalitete me nyja shquesie në emër. Por tanimë dëshmohet se njeriu që ka shkruar dhe pritur më shumë letra në botën shqiptare deri në mesin e shekullit të kaluar është pikërisht Mid’hat Frashëri.

Janë mbi dymijë letra të identifikuara një pas një, prej të cilave mbi 600 në gjuhën frënge. Ato letra që M. Frashëri ua ka dërguar miqve dhe të dashurve (apo të dashurave) të tij kanë mërguar me kohë drejt vendesh ku gjendeshin këta që prisnin e mezi prisnin kumte prej tij: kumte të gjithfarshme, politike, atdhetare, shkencore, historike, kumte personale, kumte shpirtërore. Askush s’e di sa janë këto letra që Mid’hat Frashëri ka dërguar në të gjitha anët e botës, por kjo mund të përfytyrohet prej letrave të përgjigjes që ka marrë.

Në disa qindra letra që Mid’hat Frashëri mori e dërgoi në duar zonjash europiane, nga Bukureshti në Paris, nga Korfuzi e Janina në Stamboll, shihet qartë se ai nuk ishte aspak një bej anadollak për t’u përqeshur e satirizuar, por një burrë me stimë dhe me ndjesi të fisme, me ndjenja e emocione të përpunuara dhe sjellje kalorësiake.

Mid’hat Frashëri me syrin e zonjave nuk është bërë ndonjë herë çështje njohjeje, për të parë brenda tij atë që s’e sheh dot syri politik; atë galeri që ndoshta nuk mund të lexohet kurrë, thjesht vetëm mund të përftohet emocionalisht. Gjatë gjithë jetës së tij Mid’hat Frashëri shihet i rrethuar prej pasionesh e dashurish të vrullshme, të pafre, ndoshta asnjëherë të plotësuara ashtu si ndihen në letra (siç dihet, ai nuk u martua kurrë).

Mid’hat Frashëri kishte letërkëmbim për një kohë të gjatë me lady-t e mirënjohura të albanologjisë: E. Durham dhe M. Hasluck. Por krahas tyre ai mban letërkëmbim me aq shumë zonjusha e zonja që i kishte njohur së afërmi dhe që kishin me të thjesht lidhje vetjake ndjenjash. Disave prej tyre u dihet vetëm emri, disa të tjerave edhe iniciali i mbiemrit apo qyteti ku jeton, ndonjëherë edhe mbiemri.

Ne nuk e dimë nëse Mid’hat Frashëri iu përgjigj po dashurive të këtyre zonjave që vuajnë dhe janë gati të marrin zët gjithë botën për të dashurin që u ka munguar. Por sytë e këtyre zonjave, edhe pse të verbuar pakëz nga dashuria, siç ndodh gjithnjë me dashuritë e vërteta, shohin brenda Mid’hat Frashërit një brishtësi njerëzore prekëse, një shpirt të butë dhe të dhembsur, një botë ndjenjash të trazuar, që edhe kur hesht, përsëri nuk zgjon idhtësi dhe prapësim.

Letrat intime të Mid’hat Frashërit, qofshin ato të pritura, qofshin të dërguarat, janë një çelës që ende nuk e ka provuar askush për të kuptuar thelbin e këtij personaliteti jashtë rreshtimeve politike. Ndoshta ky lexim i munguar është më i rëndësishmi prej të gjitha leximeve për të kuptuar kush qe në të vërtetë Mid’hat Frashëri: një bej i prapambetur e autonomist apo një fytyrë europiane, një personalitet rreth të cilit vrundollojnë tallaze shpirtërore romantike.

Një shkallë tjetër njohjeje rreth Mid’hat Frashërit njeri e burrë do të kishim nëse do të tentohej një lexim psiko-frojdist i këtyre letrave, lexim që me sa duket do të vonojë sepse ende mungon leximi sipërfaqësor: teksti si njoftim.

Duke shfletuar letrat e tij mund të gjendet një përgjigje e denjë edhe për pyetjen gjithnjë me përgjigje të paplotë se sa kanë fuqi të dashurojnë burrat shqiptarë. Si kudo në botë, edhe midis shqiptarëve ka me shumicë të tillë që lindin e ikin nga kjo botë pa e ditur nëse kanë dashuruar vërtet.

Letërkëmbimi i Mid’hat Frashërit është i shkëlqimtë për sa i përket fuqisë për të ngjallur adhurim midis zonjash.

Nëse një i huaj do të pyeste se si dashurojnë shqiptarët si Mid’hat Frashëri do të ishte një përgjigje (jo vetëm) për t’u mburrur.

Kjo letër më poshtë na e jep një përfytyrim të tillë.

– Lolotte i shkruan Mid’hat Frashërit –

I adhuruari im Mimi,

A mund ta përfytyrosh se në ç’gjendje jam? Do ishte ngushëllim i madh për mua të të kisha ty pranë, ty që më je kaq i mirë.

Mimi i shtrenjtë, dashuria ime e vetme,

Unë as guxoj dot ta përfytyroj atë çast të ëndërruar, sikur po të pres në aeroport apo stacion, sepse i trembem, i trembem shumë zhgënjimit. Megjithatë, unë jetoj vetëm për atë çast, që është e vetmja shpresë që më mban, sepse, siç e sheh, jeta për mua është shumë e trishtë dhe pa ty nuk provoj asnjëlloj kënaqësie, asnjë gëzim, veç lutjes në kishë – do të thoja një lutjeje të papërmbajtur, me pasion të zjarrtë – sepse gjithnjë je ti që më ndjek dhe më mbështjell me brerore hyjnie.

Lolotte.

Tags: Lumo SkendoMid'hat Frasheri
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Raportohet se është plagosur një 57 vjeçar në Shkup, pas disa të shtënave me armë

Lajmi tjetër

A po e financojnë ende luftën ruse kompanitë perëndimore?

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM