Pamjet nga qyteti Przemysl në Poloninë jugore tregojnë turmë të mëdha njerëzish në pritje. Ata pasi arrijnë në vendkalimin kufitar midis Polonisë dhe Ukrainës dërgohen në qendrat e përkohshme të akomodimit.
Mijëra civilë ukrainasë vazhdojnë të kalojnë kufirin drejt Polonisë, duke ikur nga agresioni rus që filloi të enjten e kaluar kundër vendit të tyre, shkruan AA.
Pamjet nga qyteti Przemysl në Poloninë jugore tregojnë turmë të mëdha njerëzish në pritje. Ata pasi arrijnë në vendkalimin kufitar midis Polonisë dhe Ukrainës dërgohen në qendrat e përkohshme të akomodimit.
Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë (UNHCR), sulmi mbarëkombëtar ka çuar që rreth 680 mijë ukrainas të largohen në vendet fqinje, kryesisht në Poloni, Moldavi dhe Rumani, shifër e cila sipas OKB-së është “jashtëzakonisht shqetësuese”.
Vlerësohet se rreth gjysma e refugjatëve kanë kaluar në Poloni, rreth 100 mijë në Hungari, pothuajse 60 mijë në Moldavi, rreth 50 mijë në Sllovaki dhe rreth 40 mijë në Rumani, transmeton Fol Drejt.
Sipas OKB-së, lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka rezultuar në të paktën 136 civilë të vrarë, përfshirë 13 fëmijë dhe rreth 400 të tjerë, përfshirë 26 fëmijë, të plagosur.
Organi ndërkombëtar vlerëson se rreth 12 milionë njerëz brenda Ukrainës do të kenë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje, ndërsa në muajt e ardhshëm mbi 4 milionë refugjatë ukrainas me gjasë do të kenë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje në vendet fqinje.
Këtë javë, Rusia intensifikoi bombardimet e saj ajrore, veçanërisht në kryeqytetin Kiev dhe qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, ku një shpërthim masiv tronditi Sheshin Liria.
Kharkiv, qytet afër kufirit rus, është shtëpi e rreth 1,5 milion banorëve, ndërsa kryeqyteti Kiev ka pothuajse 3 milionë banorë./FolDrejt/