Provinca Chungking në jugperëndim të Kinës lëshoi sot paralajmërime të shtuara për reshje të mëdha shiu në 24 rrethe, njoftuan mediat shtetërore kineze, duke theksuar se në zonë, për shkak të reshjeve të dendura, një numër i madh lumenjsh po kërcënojnë të dalin nga vërshimi, për këtë arsye 2600 banorë u evakuuan mëngjesin e sotëm.
Zyrtarët lokalë paralajmëruan gjithashtu për përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Përmbytjet e mëdha kanë prekur pjesë të Kinës gjatë javëve të fundit dhe veçanërisht është prekur Chungking, ku 15 persona humbën jetën javën e kaluar për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.
Më shumë se 40,000 njerëz u evakuuan në provincën Sichuan të Kinës disa ditë më parë për shkak të përmbytjeve, raportoi Reuters.