Erërat e forta ndikuan në përhapjen e shpejtë të zjarrit pyjor në vendbanimet në veri të shtetit federal amerikan të Nju Meksikos, gjë që detyroi mijëra njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre në një mjedis me bimësi shumë të thatë.
Më shumë se një duzinë komunitete të vogla u evakuuan sepse dy zjarre pyjore, të kombinuara me erëra të forta me shpejtësi mbi 90 kilometra në orë, u bashkuan në një zonë malore rreth 40 kilometra në verilindje të Santa Fe, thanë autoritetet lokale, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Është vërtet tragjike dhe e frikshme. Ne nuk i lejojmë njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre, situata është shumë e rëndë dhe e zymtë”, tha Joy Ansley, një zëdhënëse e San Miguel County, e cila u gjend në rrugën e zjarrit./FolDrejt/