Prej më shumë se 30 minutash ka nisur koncerti festiv në sheshin “Skënderbej” në kuadër të festimit të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, di dhe për të festuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Në këtë koncert festiv po performojnë emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Për të ndjekur këtë koncert festiv në shesh janë mbledhur me mijëra qytetarë që kanë ardhur nga i gjithë vendi.
Këngëtarja që hapi festën e madhe në shesh ishte Xhensila Myrtezaj.