Mijëra njerëz protestuan sot në rrugët e qyteteve të Afrikës së Jugut, duke kërkuar që presidenti Cyril Ramaphosa të japë dorëheqjen.
Greva kombëtare u thirr nga partia Marksiste e Luftëtarëve të Lirisë Ekonomike (EFF), mbështetësit e së cilës janë kryesisht të varfër dhe zezakë të klasës punëtore të Afrikës së Jugut, të cilët janë ndjerë të margjinalizuar që kur Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) në pushtet i dha fund sundimit të pakicës së bardhë në 1994.
Një qendër tregtare dhe dyqane në Cape Town po funksionojnë normalisht me siguri të shtuar të policisë, ndërsa shumica e dyqaneve në Johanesburg janë mbyllur për shkak të grabitjeve të mundshme, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.