Mijëra njerëz u mblodhën në Uashington për të 50-tin vjetor “Marshimi për Jetën”, në mbështetje të përmbysjes së precedentit gjyqësor “Roe kundër Wade”, i cili garantoi të drejtën e abortit për gati gjysmë shekulli për gratë në SHBA. raporton BBC.
Protesta, e cila mbahet çdo janar që nga viti 1973, kur një vendim gjykate garantonte të drejtën e abortit në mbarë vendin, është e para që kur Gjykata e Lartë e SHBA e rrëzoi atë qershorin e kaluar, përcjell Fol Drejt.
Shumë nga ata që iu bashkuan marshimit i thanë BBC-së se e shihnin vendimin si hapin e parë drejt qëllimit të tyre përfundimtar: ndalimin e abortit në të gjithë SHBA-në./FolDrejt/