Mijëra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve pyjore që filluan të dielën në provincën Skocia e Re në juglindje të Kanadasë.
Në një deklaratë nga zyra e kryetarit të Bashkisë së Halifax-it, vihet në dukje se sipas përcaktimeve paraprake nga zjarri janë dëmtuar rreth 200 ndërtesa, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në deklaratën e autoriteteve zjarrfikëse thuhet se janë evakuuar rreth 14 mijë persona dhe se ekipet po punojnë intensivisht për të parandaluar përhapjen e zjarrit.
Për shkak të zjarreve pyjore që filluan më 6 maj, në rajonin Alberta të Kanadasë u evakuuan nga shtëpitë e tyre 29 mijë persona.
Kryeministrja e provincës Alberta, Danielle Smith njoftoi se në rajon kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme./FolDrejt/