Dhjetëra mijëra mbështetës të partisë kryesore opozitare të Bangladeshit janë mbledhur në Dhaka për të protestuar kundër qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Sheikh Hasina dhe kërkojnë zgjedhje të reja, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Protestuesit u mblodhën të shtunën në terrenin sportiv Golapbagh, ku turma brohoi “Sheikh Hasina është një hajdut i votës” mes tensioneve të rritura në kryeqytetin e Bangladeshit.
Tubimi vjen disa ditë pasi forcat e sigurisë sulmuan selinë e Partisë Nacionaliste të Bangladeshit (BNP) të opozitës të martën. Të paktën një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga bastisja.
Protestat antiqeveritare kanë shpërthyer në të gjithë vendin në muajt e fundit të shkaktuara nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe rritja e çmimit të karburantit. Kryeministri ka refuzuar thirrjet për të hequr dorë./FolDrejt/