Disa mijëra shtëpi mbetën nën ujë pas reshjeve të dendura të shiut që goditën pjesën juglindore të Australisë.
Ministri i Emergjencave, Murray Watt tha se shteti Victoria ishte më i prekur nga përmbytjet dhe se disa zona u përballën me vërshime të konsiderueshme uji, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Watt tha se situata në shtetin federal është shumë e rëndë dhe se rreth 34 mijë shtëpi janë nën ujë.
Mijëra njerëz në juglindje të vendit u evakuuan dhe mësimi në shkolla u ndërpre.
Zyrtari i Shërbimit të Emergjencave në Victoria, Tim Wiebusch tha se ekziston mundësia që 85 për qind e Rochester-it të ishte nën ujë si rezultat i daljes nga shtrati të lumit Campasp.
Në javët e fundit, dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë zhdukur në Victoria dhe Uellsin e Ri Jugor./FolDrejt/