Afër100 mijë njerëz kanë kaluar tashmë në Poloni që nga fillimi i pushtimit, thotë agjensia e Gardës Kufitare të Polonisë.
“Lëvizja e refugjatëve po rritet,” ta zëdhënësja e kësaj agjensie Anna Michalska.
Më shumë se 20 mijë njerëz kanë mbërritur që nga ora 6 e mëngjesit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Qeveria në Poloni është zotuar të pranojë këdo që i shpëton luftës në Ukrainë dhe t’u japë strehim të përkohshëm atyre që nuk kanë ku të shkojnë./FolDrejt/