Ish-zëvendëspresidenti i ShBA, Mike Pence, i cili kandidon për president në vitin 2024, ka mbështetur fuqishëm kufizimet e abortit, duke thënë se shenjtëria e jetës duhet të rikthehet, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Pence, në një intervistë për Fox News Sunday, tha se ai është “pro-jetës” dhe se nuk dëshiron të kërkojë falje për të, edhe pse sondazhet tregojnë se shumica e amerikanëve favorizojnë mbajtjen e abortit të ligjshëm në shumicën e rasteve.
Vendimi i Gjykatës së Lartë të ShBA-së Dobbs kundër Jackson një vit më parë ua lë shteteve të vendosin nëse aborti duhet të jetë i ligjshëm brenda kufijve të tyre.
Shumë shtete kanë ndërmarrë hapa për të kufizuar ashpër mundësinë e abortit.
Pence e përshëndeti vendimin e Dobbs si një “fitore historike” të dielën.
Ai përsëriti gjithashtu thirrjen që i bëri publikisht disa ditë më parë kolegëve të tij republikanë për t’u mbledhur pas vendosjes së një “standardi minimal” dhe zbatimit të një ndalimi mbarëkombëtar të abortit.
Besimet e tij për abortin e kanë vënë atë në kundërshtim me Trump, i cili ka thënë se e sheh ndalimin kombëtar të abortit si një humbës votash.
Administrata e presidentit aktual Joe Biden ka ndërmarrë hapa për të zgjeruar aksesin ndaj abortit. /FolDrejt/