Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence është vendosur në listën e dëshmitarëve nga prokurorët në Georgia, të cilët mund të dëshmojnë në çështjen kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump për minimin e zgjedhjeve të vitit 2020 në atë shtet federal, konfirmuan disa burime të hetimit për CNN.
Listat e dëshmitarëve të paraqitura nga prokurorët e qarkut Fulton nuk janë publikuar dhe mbahen rreptësisht konfidenciale, por burime të paidentifikuara i thanë CNN se versioni i fundit i listës së dëshmitarëve, i publikuar nga prokurorët disa ditë më parë, përfshin më shumë se 150 emra.
Midis tyre është Pence, i cili më parë është paraqitur para një jurie të madhe federale si pjesë e hetimit të këshilltarit special Jack Smith mbi përmbysjen e supozuar të Trump ndaj zgjedhjeve të 2020-ës. /FolDrejt/