Mike Tyson ka treguar edhe një herë se ai nuk ka humbur asgjë nga egërsia apo shpejtësia e tij nga kohët e arta kur nuk kishte kundërshtar.
56-vjeçari, i cili së fundmi është parë në karrige me rrota dhe me bastun, është futur në ringun e boksit duke u stërvitur.
Shihet qartë grushti i tij vrastar dhe shpejtësia karakteristike, ku nuk mund ta besosh se Tyson është 56-vjeç dhe vuan nga ndonjë sëmundje për të cilën është parë në karrige me rrota.
Fansat e tij shpresojnë për ndonjë rikthim në një ndeshje boksi, por shanset janë se legjenda po stërvitet thjesht për pasion./FolDrejt/
Tyson still got it 🥊 pic.twitter.com/UlvkEDEAtP
— ESPN Ringside (@ESPNRingside) October 4, 2022