Ish deputeti Milaim Zeka ka denoncuar një person, i cili përmes rrjetit social Facebook, i ka kërcënuar vajzën e tij.
Përmes një postimi në Facebook, Zeka ka publikuar bisedën me personin në fjalë, i cili i ka shkruar “a ma qet qiken me ta therr”.
“A duhet te reagojme si shoqeri?! A na ka mbete ndonje pike dashurie dhe respekti, te pakten ndaje femijeve?! Po shteti, a duhet te reagoje?!”, ka shkruar Zeka.