Pasi bindi Zlatan Ibrahimoviç për të firmosur deri në qershor 2022, Milan ka nisur punën për të zyrtarizuar edhe një tjetër futbollist të organikës aktuale. Gianluigi Donnarumma është lojtari i radhës që duhet të bindet nga drejtuesit kuqezi, megjithatë italiani duket se ka një tjetër ide: të largohet nga “San Siro”.
Për këtë, Milan ka nisur ofensivën për të gjetur pasuesin e 22-vjeçarit. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Milan është gati të transferojë në Milano portierin e Lille, Mike Maignan.
Forma e mirë e treguar nga francezi ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve kuqezi, të cilët janë gati të kompletojnë ofertën prej 10 milionë Euro. Ndërkaq sa i përket Donnarumma, për italianin ka interes nga shumë skuadra të mëdha të Europës, si Manchester United dhe PSG.
Ai tashmë ka luajtur për Milanin 245 herë, edhe pse është vetëm 22 vjeç.