Milan, Totenhem, Wolfsburg apo Glasgou shikohen si rivalë të mundshëm për Kukësin, Laçin dhe Teutën nisur nga koeficientet që kanë klubet.
Por nëse bazohemi te kushtet e reja të diktuara nga pandemia, por edhe ndarja gjeografike që UEFA ka përdorur në hedhjen e shortit në turin e parë, këta kundërshtarë “big” mund të evitohen.
Kështu që kundërshtari mundë të rezultojë nga rajoni ballkanik, ose Europa lindore.
Gjithsesi, gjithçka do të mësohet qartë të hënën, kur hidhet edhe shorti.