Milani ka fituar derbin kundër Juventusit në kuadër të javës së nëntë në Serie A, shkruan Fol Drejt.
Ekipi nga qyteti i modës mposhti bardh e zinjtë me rezultat të pastër 2-0, me Fikayo Tomorin që shënoi në fund të pjesës së parë dhe Brahim Diaz që dyfishoi epërsinë në minutën e 54.
Pas kësaj fitoreje Milan ka 20 pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë në renditjen tabelare, ndërsa Juventus thellohet edhe më tej në krizë të rezultateve dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 8 në tabelë me 13 pikë pas nëntë ndeshjesh. /FolDrejt/