Futbollistët e Milanit fituan mbrëmë ndaj Leçes me rezultat 2:0 në ndeshjen e xhiros së 31-të të Serisë A.
Të dy golat për skuadrën e Milanit i shënoi Rafael Leao në minutat e 40-të dhe 75-të.
Milani ka arritur një triumf në Serie A pas dy barazimeve. Aktualisht ata janë në vendin e pestë të tabelës me 56 pikë dhe në turin tjetër të ndeshjeve do të presin Romën, transmeton Fol Drejt.