Hakan Calhanoglu mund të rinovojë me Milan.
Skuadra e Milan duket se kalkulon gjatë në shërbimet e mesfushorit turk, Hakan Calhanoglu.
Sipas raportimeve nga ‘Tuttosport’, Milan kanë ofruar rinovimin e kontratës për lojtarin, transmeton lajmi.net.
Marrëveshja do të jetë e vlefshme diku rreth 3 milionë për sezon.
26 vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me Milan.
Calhanoglu i bashkohej Milanit në vitin 2017, nga Bayer Leverkusen, me kartonin e tij që asokohe u pagua 23.3 milionë euro.