Sipas Fabrizio Romanos, Milan ka arritur marrëveshje me Ismael Bennacer për të vazhduar kontratën deri në vitin 2027, transmeton Fol Drejt.
“AC Milan ka arritur marrëveshje të plotë për të vazhduar kontratën me Ismael Bennacer! Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në qershor 2027”, shkroi Romano në rrjetin social Twitter.
Ai tha se Bennacer do të nënshkruajë kontratën e tij në ditët në vijim – marrëveshja e re do të përfshijë klauzolën e lirimit prej 50 milionë euro si ajo paraprake. /FolDrejt/