Fillimisht blerja e klubit, më pas përballja me drejtuesit dhe tani kalimi në merkato.
Gerry Cardinale hyn me ritme të shpejta në Milano, por mbi të gjitha çifti Maldini-Massara, pasi ka marrë sigurinë e nevojshme për tё ardhmen e tyre. Kontaktet e para kanë qenë me agjentin e lojtarit të Lille, Renato Sanches. Kessie tashmë nuk është më lojtar i Milanit pasi do të largohet me parametra zero dhe destinacioni do të jetë Barcelona.
Për këtë gjë, Milan po mendon tashmë për mesfushorin portugez të Lille dhe kontaktet e para kanë qenë pozitive. Drejtuesit e Milanit dhe Jorge Mendes kanë pasur kontaktet e para për të folur rreth lojtarit portugez, të cilët diskutuan për një pagë rreth 6 milionë euro në sezon, por duket se e ulën në 4 milionë për 4 vite.
Lille thuhet se do të donte 15 milionë euro për transferimin e tij, ndërsa Milan deri tani ka ofruar 12 milionë./abcnews.al