AC Milan ka bërë një paraqitje zhgënjyese sot kundër Genoas dhe në fund pësoi humbje me rezultat 1-2.
Skuadra mysafire ishte më e mirë dhe si rezultat i kësaj krijojë epërsi të dyfishtë me golat e shënuar nga Goran Pandev dhe Francesco Cassata në pjesën e parë. Milani në pjesën e dytë e ngushtoi epërsinë në 1-2 me golin e Zlatan Ibrahimoviqit, por kjo ishte e tëra që e arriti në ketë ndeshje. Shqiptari Valon Behrami luajti 61 minuta në ketë ndeshje dhe me pas u zëvendësua me Filip Jagiello.
Këto rezultate negative vijnë si pasojë e shkarkimeve e shumë mosmarrëveshjeve në kryesinë e klubit rosoner. Boban pritet të shkarkohet këto ditë, Maldini mund të vazhdoj deri në fund te sezonit, ku pastaj pritet të largohet edhe ai.