Ish-kryetari i pjesës veriore të Mitrovicës, Milan Radojeviq, ka thënë se vendimin për hapjen e mundshme të urës në Ibër mund ta marrin vetëm serbët, të cilët, siç ka theksuar ai, kanë paguar çmim të lartë për të vazhdojnë të jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës dhe komunat tjera në veri të Kosovës.
“Askush përveç nesh nuk mund ta marrë atë vendim!”, tha Radojeviq në Instagram, i cili dha dorëheqje nga posti i kryetarit në nëntor të vitit të kaluar, pasi përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës vendosën të largohen nga të gjitha institucionet.
Ai theksoi se pas vitit 1999, pjesa veriore e Mitrovicës mbeti e vetmja zonë urbane në të cilën shumica ishin serbë./FolDrejt/