Brahim Diaz do të bëhet futbollist i Milanit për sezonin e ardhshëm.
Sipas Gianluca Di Marzio, rosonerët kanë arritur marrëveshje me Real Madridin për të huazuar lojtarin spanjoll.
21 vjeçari do të transferohet në “San Siro” si huazim me të drejtë blerje për 20 milionë euro në fund të sezonit.
Reali gjithashtu do ta ketë një klauzolë për të blerë lojtarin në të ardhmen nëse dëshiron.
Diaz do të fitoj 2 milionë euro në sezon derisa mund të prezantohet gjatë të premtes së bashku me Tonalin.