AC Milan e ka nisur edicionin e ri në Seria A me fitore, pasi mposhti në “San Siro”, Bolognan (2-0).
Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq ishte vendimtar në fitoren e Milanit.
Ai ka shënuar dy golat e fitore, fillimisht shënoi në minutën e 35-të për 1-0. Në minutën e 51-të, shënoi nga penalltia për rezultatin final 2-0.