Sipas informatave të fundit nga Franca, Milani ka arritur marrëveshje me portierin e ri. Pas bisedave të gjata me Xhanluixhi Donaruma, porterin aktual të Milanit, drejtuesit e klubit duket se kanë zhvilluar biseda paralele me portierin e ri që do të rriste konkurencën, por edhe mund të jetë zëvëndësim i Donarumës.
Bëhet fjalë për portierin e Lillës, Majk Manjan, me të cilin Milani ka arritur marrëveshje deri në vitin 2026, në vlerë prej 3 mln euro në sezon. Portieri aktualisht ka 25 vjet, dhe do të kushtojë 15 mln euro skuadrës së Milanit, mirëpo gjithçka do të ndalohet në rast se Donaruma vendos që të qëndrojë.