Milani e ka publikuar një mesazh të shpresës në rrjetet sociale në një kohë të krize me pandeminë koronavirus, duke iu referuar finaleve të veta në Ligën e Kampionëve.
“Çdo gjë do të jetë në rregull, pas Stambollit vjen Athina”, shkruhet në mesazhin e gjigantit italian, transmeton Gazeta Express.
Klubi kuqezi, bashkë me institucionet sportive në Evropë dhe botë tani, ndodhet në karantinë për shkak të përhapjes së shpejtë të kësaj pandemie.
Milani e publikoi në Instagram një fotografi të një baneri të vendosur në një ballkon në Milano.
“Andra tutto bene, dopo Istanbul c’e Atene!”
Kjo rimë e përdor moton e karantinës nga koronavirusi në Itali, “Çdo gjë do të jetë në rregull”, me Milanin që e ka përdorur atë duke iu referuar finaleve të Ligës së Kampionëve në Stamboll dhe Athinë.
Milani e humbi finalen e vitit 2005 në Stamboll edhe pse po fitonte 3:0 pas pjesës së parë, pasi Liverpooli e barazoi në 3:3 rezultatin dhe në fund fitoi në penallti.
Por, këtu dy ekipe u takuan sërish në Athinë më 2007, me Milanin që fitoi 2:1.
“Vuajtjet e sotme janë forca e së nesërmes”, shtoi Milani në Instagram. /Gazeta Express/