Javët e fundit, profili i një mbrojtësi të djathtë është afruar seriozisht te drejtuesit e Milanit, por qe gjithashtu ka qene joshës për shumë klube të tjera ndërkombëtare për cilësinë dhe komoditetin e marrëveshjes.
Po flasim per Noussair Mazraoui, futbollisti maroken që luan për Ajax. Klasa e vitit 1997, me pasaportë holandeze, iu ofroua drejtuesve të
Milan si një goditje me parametra zero. Mazraoui në fakt ka nje kontrate qe skadon në qershor dhe nuk do të rinovojë me klubin e Amsterdamit, pasi kerkon nje aventure te re…
Edhe pse mund të arrijë në Milanello si një marrëveshje me kosto të ulët në nivel kartoni, pra zero, klubi kuqezi është mjaft i ftohtë në krahasim me këtë angazhim.
Në fakt, agjenti Mino Raiola do të kishte kërkuar një komision mjaft të lartë për ta çuar Mazraouin drejt Milanit dhe kjo nuk duket shumë e mirëpritur nga drejtuesit, te cilet duket se po presin te gjitha urat lidhese me Raiola, pasi se shpejti edhe Romagnoli pritet te pershendese.
Ibrahimovic eshte nje kapitull me vete, pasi suedezi negocion ne veten e pare me Maldinin dhe nuk ka nevoje per Mino Raiola pas tij ne nje moshe kur Zlatan tashme eshte drejt mbylljes se karrieres.
Prandaj, siç u përmend, hipoteza e Mazraouit deri më sot duket e largët dhe jopraktike. Gjithashtu për shkak se te marokeni ka një konkurrencë shumë të fortë nga Barcelona, e cila sipas organeve të ndryshme të shtypit do të ishte në pole position për të nënshkruar pa asnjë kosto.
Për më tepër, Milan do të kishte marrë një vendim në lidhje me korsinë e djathtë të mbrojtjes. Titullari i së tashmes dhe së ardhmes sigurisht që do të jetë Davide Calabria, zëvendëskapiten i cili në rast të lamtumirës së Romagnolit mund të bëhet në fakt bartësi legjitim i shiritit.
Ndërsa në javët në vijim duhet të mbyllet per njw mbrojtësin tjetër qe luan aktualisht te kuqezinjte. Ky është Alessandro Florenzi. Milani është gjithnjë e më i bindur dhe i kënaqur me cilësitë e ish-romanistit, i cili aktualisht është i huazuar nga Roma. Paolo Maldini duhet të paguajë 4.5 milionë euro në arkën verdhekuqe për të siguruar kartonin e tij.
Duken mjaft të qarta fjalët e Stefano Piolit para derbit të kupës: “Florenzi është titullar i Milanit, mund të jetë i dobishëm në të tashmen dhe në të ardhmen”. Prandaj trajneri i beson verbërisht ish-lojtarit të Romës dhe shtyn për qëndrimin e tij, në vend që të vë bast për nje tjeter në merkato.
Nuk mund të përjashtohet që Milani t’i kërkojë Romës një zbritje të vogël në kartonin e Florenzit. Ndoshta 2 milionë euro më pak për të paguar, duke qenë se verdhekuqte e konsiderojnë numrin 25 si një tepricë të thjeshtë, tani pak të dobishme për kauzën e José Mourinhos. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret së shpejti!/FolDrejt/