Milan thuhet se ka refuzuar ofertën e parë prej 30 milion eurosh nga Paris Saint-Germain për mesfushorin Ismael Bennacer.
Sipas le10sport.com, klubi Ligue 1 ka bërë një ofertë tashmë për algjerianin, por oferta u refuzua nga rossonoret.
Parisienet mendojnë të bëjnë një ofertë të dytë, pasi PSG dhe Leonardo janë të vendosur të sjellin talentin e dikurshëm të Empolit.
Kuqezinjtë paguan 16 milion € për të marrë Bennacer nga Empoli verën e kaluar, nënshkrimi me lojtarin ndodhi përpara se ai të emërohej Lojtar i Turneut pasi Algjeria fitoi Kupën e Kombeve Afrikane.
Ai ka bërë 23 paraqitje për Milanin këtë sezon, duke kontribuar me një asistim, por mbi të gjitha shpejt u bë një figurë kryesore në mesfushën e tyre.
Milano nuk është i kënaqur me ofertën e klubit francez , pasi duket se PSG do të duhet të paguaj të paktën 40 milion euro për 22-vjeçarin.//FolDrejt