Milani ka rrëmbyer pikët e plota në San Siro, pasi e ka mposhtur 2-0 Romën.
45 minutat e parë ishin të barabarta me raste nga të dyja skuadrat, por në pjesën e dytë vendasit bën diçka më shumë dhe e dërguan dy herë topin në rrjetën e mysafirëve. Fillimisht shënoi për 1-0 Ante Rebic, në minutën e 76’.
Kur Roma po kërkonte golin e barazimit, erdhi ai i nokautit, pasi vendasit fituan një penallti në minutën e 89’, të cilën e konkretizoi në gol Hakan Calhanoglu.
Me këtë fitore, Milan i është afruar zonës Europa League, ka pikë të barabarta me Napolin, kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.